E kryer, Manchester City arrin marrëveshje me Omar Marmoush

Omar Marmoush do të jetë futbollist i ri i Manchester Cityt.
Sipas asaj që raporton ”RMC Sport”, Manchester City dhe Eintracht Frankfurt kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit egjiptian, gjatë afatit kalimtar dimëror, shkruan IndeksOnline.
Ka ende detaje për t’u zgjidhur, por çështja është duke u zhvilluar.
25-vjeçari do të largohet shumë shpejt nga Gjermania për t’iu bashkuar klubit të Premier League.
Marmoush ka shkëlqyer këtë sezon në Bundesligë, duke shënuar 15 gola dhe bëri 9 asistime në 17 paraqitje./IndeksOnline/