12:36 / E Premte, 14 Korrik 2023 / LB

E kryer, Walker arrin marrëveshje me Bayern Munchen

Bayern Munich ka arritur një marrëveshje totale verbale me Kyle Walker të Manchester Cityt.

33-vjeçari ka arritur një marrëveshje me Bayernin dhe do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2025 me opsion për ta vazhduar edhe një vit.

Bayern ka disa javë që po përpiqet të nënshkruajë me reprezentuesin anglez, pavarësisht se City i ka ofruar një zgjatje kontrate. Ky transferim gjithashtu hap derën e daljes për Pavard.

Në këtë pozitë ylli anglez do të sfidohet te Bayerni nga Mazraoui dhe Josip Stanisic./Indeksonline/