14:32 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

E lash partnerin për një tjetër, tani ai…

E kam lënë të dashurin e kaluar për këtë të tanishmin, por ky tashmë është distancuar nga unë.

Unë jam 32 vjeçare dhe kam një djalë 5 vjeçar. Kam jetuar me partnerin tim 36 vjeçar, por ndjenjat me kalimin e kohës u shuan. Ai nuk është babi i djalit tim, por ata shkojë bashkë për mrekulli.

Pas tij, kam njohur një mashkull 40 vjeçar, martesa e të cilit ishte konsumuar.

Ai u nda nga gruaja e tij sepse thoshte se më do mua, pas tij edhe unë u largova nga partneri im. Por nuk zgjati shumë dhe partneri i ri u ftohë nga unë. Tani mezi flasim.

Më duket se kam bërë gabim që u largova nga ai i pari, sepse djalit tim po i mungon shumë.

Po takohem kohë pas kohe me të,por po vazhdoj të mendoj për këtë të fundit ende. Ai luajti me mua.

Këshilla e psikologes:

Partneri yt ishte mashkull i lojërave, të cilit nuk ke mundur t’i besosh. Thuaji partnerit të kaluar se dëshiron të kthehesh përsëri me të dhe merre seriozisht nëse ai ta ofron këtë mundësi./Indeksonline/

Temat: