09:43 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nëse dikush tradhton bashkëshortin/ën për ju, gjasat janë tre herë më të mëdha të ju tradhtojë dhe ju

Një person i cili prish marrëdhënien me një person tjetër për shkak të tradhtisë, atëherë ai ka gjasa tri herë më shumë që ta tradhtojë të dashurin/en e ardhme, tregon një hulumtim i ri.

Fraza e vjetër “Ai që tradhton një herë, tradhton gjithmonë” del të jetë e vërtetë sipas analizës nga Universiteti i Denverit.

Studiuesit përfshinë në hulumtim 329 gra dhe 155 burra të cilët u pyetën në 11 pyetje për lidhjet e dashurisë.

Njerëzit, të gjitha të pamartuar, u pyetën nëse ata “kishin marrëdhënie seksuale me dikë tjetër përveç partnerit të tyre që kur kanë filluar të takoheshin seriozisht”.

Ata që ishin përfshirë në marrëdhënie seksuale me dikë tjetër përveç partnerit të tyre në marrëdhënien e parë, kishin tri herë më shumë gjasa të kishin marrëdhënie seksuale me dikë tjetër përveç partnerit të tyre të tanishëm ose të ardhshëm.

Njerëzit të cilët ishin mashtruar në një marrëdhënie kishin gjithashtu “dy herë më shumë gjasa për të raportuar të njëjtën sjellje edhe nga partnerët tjerë që kanë pasur më pas”.

Harry Benson, nga Fondacioni martesor me bazë në Britani, tha: “Ky është një zbulim paralajmërues për të gjithë ata që kanë marrëdhënie me njerëz që janë ende të martuar, duke shpresuar se ata mund t’i zëvendësojnë me bashkëshortin e tyre kur martesa më në fund dështon”./Indeksonline/