19:39 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

E madhe Cardi B, për një ditë mbi 10 milionë klikime (Video)

Cardi B lirshëm mund të quhet ylli i muzikës për vitet 2017-2018. Sukseset e saj tashmë janë të paarritshme për shumë artiste të cilat janë me vite në muzikë, e lëre më të rejat.

Cardi B nga një striptizere ka arritur të bëhet këngëtarja më e kërkuar në botë për momentin, shkruan Indeksonline.

Pas këngëve të shumta me shumë klikime, të dëgjueshme kudo në botë, me marrje të çmimeve në festivalet më të rëndësishme të muzikës, këtë herë ajo ka publikuar këngën e re të titulluar ‘I Like it’.

Në bashkëpunim me Bad Bunny dhe J Balvin, kënga e saj ka arritur mbi 10 milionë klikime një ditë pas publikimit./Indeksonline/