18:11 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

E mbani mend Gilardinon? Ai është pranë transferimit te klubi i panjohur

Alberto Gilardino është duke e konsideruar një ofertë nga Pro Piacenzo, teksa ai ka thënë se do të pensionohet nëse nuk merr ndonjë ofertë interesante.

Sulmuesi është aktualisht duke ndjekur një kurs të FIGC që të bëhet trajner, dhe aktualisht është pa klub pavarsisht se shënoi 6 gola në 16 paraqitje për Spezian sezonin e kaluar.

”Kursi në Coverciano është i mrekullueshëm”, tha Gilardino për ueb-sajtin e Gianluca Di Marzios, transmeton IndeksOnline.

Image result for alberto gilardino

”E kam pasur këtë eksperiencë që një muaj e gjysmë dhe tani do t’i nënshtrohem provimit. Kanë mbetur edhe pesë ditë deri në provim, nëse nuk vjen ndonjë ofertë interesante, nuk do të kthehem në fushë”.

Megjithatë, ueb-sajti i njejtë shkruan se Pro Piacenzo, skuadër e Serie C i ka ofruar një kontratë një-vjeçare sulmuesit, dhe kjo po konsiderohet nga 36-vjeçari.

Do të ishte siku sikur një rikthim në shtëpi, pasi ai e ka filluar karrierën në këtë klub./IndeksOnline/