E merr ftesën për Botëror, ky është reagimi i tij dhe i krejt familjes (Video)
Mbrojtësi anësor i Corinthians, Fagner Conserva Lemos është zgjedhur në skuadrën e Brazilit për Kupën e Botës.
Tite, trajneri i Brazilit publikoi listën futbollistëve që do të marrin pjesë në Rusi, shkruan IndeksOnline.
Fagner ishte një emër i ri i të ftuarve, madje 28-vjeçari fal lëndimit të Dani Alves siguroi biletën për në Kampionat Botëror.
Ai së bashku me familjen e tij ishte duke shikuar konferencën për shtyp të trajnerit Tite, i cili përmendi emrin e tij dhe e gjithë familja shpërtheu në festë.
Në grupe, Brazili do të luajë me Zvicrën, Kosta Rikën dhe Serbinë./IndeksOnline/