20:23 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

E merr uji rrugën Ferizaj- Prishtinë [Video]

Reshjet e shiut s’kanë të ndalur në Republikën e Kosovës. Madje, ato po vështirësojnë tejet shumë lëvizjen e automjeteve në rrugët kryesore rajonale.

Kësisoj, rruga Ferizaj- Prishtinë është vërshuar nga shiu.

Sipas një video që një lexues i Indeksonline ka dërguar në redaksi shihet se rruga në këtë vend është bërë me ‘lum’, e që kjo situatë po vështirëson edhe kalimin e qytetarëve.

Nuk dihet për dëme të shkaktuara, ndërsa ekipet përgjegjëse për këtë nuk janë parë ende  në vendin e ngjarjes.

Më poshtë shikoni videon:

/Indeksonline/