13:28 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ia vjedhin çantat me para dhe dukementet

Tani kur mërgimtarët po vijnë për festa të fundvitit, dukshëm kanë nisur edhe plaçkitjet kundrejt tyre.

Rasti i fundit ka ndodhur në magjistralen Ferizaj- Prishtinë, transmeton Indeksonline.

Një femër ka raportuar se persona të panjohur i kanë thuer veturën të cilën e kishte parkuar, në po të njëjtën veturë i janë vjedhur dy çanta dot në të cilat kishte dokumentet personale.

Asaj i janë vjedhur 120 euro dhe 20 franga zvicerane. Ndërkohë që rastin në fjalë po e hetojnë organet e hetuesisë.

Ndryshe, Indeksonline ka raportuar se ditëve të fundit dukshëm është rritur fenomeni i vjedhjeve. Pos këtij rasti në Ferizaj, thuajse i njëjtë ka ndodhur edhe në magjistralen Prishtinë- Podujevë. /Indeksonline/