09:36 / E Mërkurë, 08 Shtator 2021 / OSH

E mitura në Polici: Më sulmoi seksualisht, më incizoi dhe e shpërndau në rrjet social një person

Një e miturë nga Gjakova ka raportuar se një i mitur e ka sulmuar seksualisht.

Përveç kësaj, nga  i dyshuari mashkull kosovar është incizuar dhe të njëjtin incizim i dyshuari e ka postuar në rrjet social.

Sipas Policisë së Kosovës i njëjti është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.

“Gjakovë, 04.09.2021 – 01:00. Me  07.09.2021 viktima femër kosovare ( e mitur) ka raportuar se, nga  i dyshuari mashkull kosovar  ( i mitur) është incizuar dhe të njëjtin incizim i dyshuari e ka postuar në rrjet social. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/