15:58 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

E pabesueshme: Sulmuesi i njohur nënshkruan kontrate deri në moshën 51 vjecare

Legjendat e futbollit si Totti, Maldini, Gigs e të tjerë përfunduan karrierën rreth moshës 40 vjeçare, duke u konsideruar si futbollistë që kanë luajtur shumë gjatë.

Mirëpo sulmuesi japan, Kazuyoshi Miura është aktiv edhe pse me 26 shkurt i mbush 50 vjet, shkruan indeksonline.

Por ai nuk dëshiron të përfundoj me kaq pasi që ka vendosur të zgjasë kontratën edhe për një vit me skuadrën Yokohoma.

Në përfundim të kontratës ish-sulmuesi i Genoas do të ketë 51 vjet mbi supe. /IndeksOnline/

 

Temat: