15:42 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

E pamë duke kënduar me çifteli, tani presidenti Meta ia thotë këngës me kitarë (Video)

Presidenti Ilir Meta ishte i ftuar javë më në emisionin “Xing me Ermalin”, në Tv Klan. Në këtë emision ai zbuloi për publikun se di të ekzekutoi me çifteli, ku edhe e këndoi këngën e “Hajredin Pashës”, shkruan Indeksonline.

Ndërsa sot ai ka postuar një video në rrjetin e tij social Facebook ku shihet duke kënduar së bashku me bashkëshorten e tij, të rrethuar nga një orkestër.

Presidenti Meta me këtë video i ka uruar të gjithëve një javë të mbarë./Indeksonline/