E papritur, basketbollisti i njohur i NBA pensionohet për shkak të problemeve me zemër
Basketbollisti i njohur, LaMarcus Aldridge i ka dhënë fund karrierës së tij për shkak të problemeve me rrahjet e zemrës.
Aldridge së fundmi u transferua tek ekipi Brooklyn Nets, ku ka zhvilluar 5 ndeshje, transmeton Indeksonline.
Ai është 7 herë pjesë e “NBA All Star”, 5 herë e ekipit më të mirë të sezonit dhe basketbollisti me më së shumti kërcime për ekipin Portland Trail Blazers.
Vetëm Lebron James dhe Carmelo Anthony kanë më shumë 2 pikësh të shënuar se Aldridge nga basketbollistë aktiv./Indeksonline/