10:39 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

E papritur, Gjasula largohet nga Paderborni

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Klaus Gjasula, ka ndarë rrugët me ekipin e Paderbornit.

30-vjeçari këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në Instagram, ku ka falënderuar tifozët dhe klubin për mbështetjen, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Gjasulës:

“Është koha për të thënë faleminderit… Faleminderit për dy vitet e mrekullueshme. ! Faleminderit që më lejuat të jem pjesë e këtij klubi dhe këtij ekipi! Faleminderit që bëtë histori! Faleminderit për të gjitha momentet e bukura dhe gjithashtu dhe ato jo aq të bukura, sepse kemi nevojë për të dyja anët për të ecur përpara në jetë! Gjithmonë ka qenë nder të luftosh krah për krah me secilin prej jush! Do të kisha dashur të thoja lamtumirë ndryshe por fatkeqësisht nuk mund të ndryshohet. Ju uroj gjithë të mirat në rrugën tuaj të mëtejshme. Shihemi së shpejti”.

Mbetet të shihet se ku do të transferohet Gjasula./Indeksonline/