12:54 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

E papritur: Neymar kërkon rikthimin në Barcelonë

Neymar Jr ( 26 vjeç ) zyrtarisht u largua nga FC Barcelona më 3 gusht drejt PSG, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit, me vlerë 222 milionë euro.

Ney nënshkroi me PSG deri në vitin 2022, por një pjesë e mendjes dhe zemrës së tij ka mbetur në Barcelonë.

Prova më e mirë e kësaj është se pak muaj pasi shkoi në Paris, ylli brazilian ka ofruar vazhdimisht rikthimin në klubin katalanas,shkruan Mundo Deportivo. Sigurisht, duhet të cekim se këto oferta ishin para lëndimit të kyçit të këmbës dhe eliminimit ndaj Real Madrid.

Siç konfirmohet nga Mundo Deportivo, Neymar ofroi kthimin në kataluni duke e folur këtë punë me ish bashkëlojtarët pasiqë me një pjesë të tyre vazhdon të mbaj kontakt.

Medium spanjoll sugjeron se 26-vjeçari do ta kalojë edhe një vit tjetër në Paris para se të tentojë ta bëjë të mundur kthimin në Spanjë më 2019. /IndeksOnline/