13:07 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

E pazakontë, 10-vjeçarja luan me dy instrumente në të njëjtën kohë

Dhjetë vjeçarja, Ai Yeu, nga provinca Jilin, në Kinën verilindore, mund të luajë dy instrumente muzikore në të njëjtën kohë, transmeton Indeksonline.

Ajo mund të luaj piano dhe një instrument të njohur kinez të quajtur guzheng pa asnjë problem.

Në këto dy instrumente muzikore, dhjetëvjeçarja ka kaluar me muaj të tërë duke ushtruar talentin e saj të pazakontë.

Video në të cilën shihet vogëlushja duke performuar me të dy instrumentet në të njëjtën kohë është bërë virale në mediat kineze.

Ai Yue, e cila shpenzon dy deri në tri orë duke punuar çdo ditë, thotë se dëshiron të bëhet muzikante profesoniste. /indeksonline/