22:45 / E Premte, 22 Janar 2021 / Blerim

E përqeshi gjatë lojës – Traore i gatshëm për t’u përleshur me trajnerin e Chorley në FA Cup!

Ka përfunduar takimi ndërmjet Chorley dhe Wolves, duel ky që u zhvillua në kuadër të 1/16 së finales në FA Cup.

Me golin e Vitinha, skuadra angleze u kualifikua tutje për në FA Cup, por ajo se çfarë ndodhi në ndeshje me Adama Traoren dhe trajnerin e ekipit kundërshtar ishte interesante, shkruan Indeksonline

Trajneri i Chorley, Vermigilo e përqeshi Troren për stilin e  flokëve, duke e krahasuar me një personazh të filmit “The Running Man”, sulmuesi i Wolves i’u afrua atij afër por që situatën e qetësuan futbollistët e tjerë.