11:30 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

E përsëritë Dhurata Hoxha, këtë vit bëhet liberalizimi i vizave

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane lidhur me kushtet për liberalizim të vizave, ka thënë se Kosova ka pasur 95 kushte, ku deri më tani nga Komisioni Evropian i fundit ka qenë në maj në vitit të kaluar.

Sipas saj në këtë raport janë vlerësuar hapat që ka bërë Kosova dhe deri në atë kohë ka qenë vetëm ratifikimi i Demarkacionit, i cili është plotësuar kriteri i fundit.

Sa i përket luftimit të korrupsionit janë shënuar hapa konkret, deklaron ministrja.

Hoxha ka thënë se vendimi për heqjen e vizave tash është në duart e BE-së.

Duke folur për proceduar që janë nga institucionet e BE-së për ta marrë vendimin për heqjen e vizave, ajo ka thënë se ky proces mund të zgjasë deri në 6 muaj.