E pranon Xavi: Real Madridi është favorit

Reali Madridi ka kaluar në finale të Kupës së Mbretit, pasi sonte mposhti Barcelonën në ndeshjen e kthimit me rezultat 4-0.
Vinicius shënoi golain e parë për ”Mbretërit”, kurse Karim Benzema, kompletoi hat-trick, shkruan IndeksOnline.
Në konferencë për media, pas përfundimit të ndeshjes trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez tha se Real Madridi është favorit për ta fituar këtë trofe.
“Tashmë thashë që Real Madridi ishte favorit, ata janë kampionët e Europës.
Është një disfatë e rëndë që na lëndon. Duhet të jemi të bashkuar pas një nate të vështirë. Kemi luajtur më mirë se sa thotë rezultati, pjesa e dytë na ka bërë keq”, deklaroi Xavi./IndeksOnline/