E preku në pjesën intime, futbollistja e Barcelonës akuzohet për “ngacmim seksual”

Futbollistja e Barcelonës, Mapi Leon, po akuzohet për ngacmim seksual gjatë ndeshjes kundër rivalit lokal, Espanyol.
Gjatë ndeshjes, Leon preku në pjesët intime kundërshtaren e saj, Daniela Caracas, shkruan Indeksonline
Ekipi i Espanyolit ka reaguar menjëherë dhe tashmë ka çuar këtë rast në gjykatë dhe në Federatën e Futbollit të Spanjës.
“Gjatë ndeshjes, lojtarja e Barcelonës, Maria Pilar Leon, pas një shtyrje me Daniele Caracas, bëri një gjest me dorë, duke shkelur intimitetin e lojtares sonë”, shkruhet në reagimin e klubit të Espanyolit.
The actions of Mapi León prove women’s football is failing its Black players. pic.twitter.com/96UtuaE0Kk
— VERSUS (@vsrsus) February 12, 2025
“Edhe pse Caracas nuk ishte në gjendje të reagonte në atë momtent, për shkak të ndikimit të situatës, më vonë, pas asimioi atë që kishte ndodhur, ajo u bë e vetëdijshme për seriozitetin e gjestit, por zgjodhi të mos reagonte me zemërim për të shmangur një sanksion disiplonor që do e dëmtonte ekipin”, vazhdon reagimi i klubit
Në një deklaratë të lëshuar përmes faqes së internetit të Barcelonës, Leon tha: “Në asnjë moment nuk kam cenuar, as nuk ka qenë qëllimi im, intimitetin e kolegës sime profesioniste Daniela Caracas.
“Siç tregojnë pamjet, ishte pjesë e një aksioni loje ku ajo më prek qëllimisht dhe unë i preka këmbën si reagim ndaj përplasjes. Nuk kam asnjë kontakt me pjesët e saj intime, dhe sigurisht asnjë qëllim”./Indeksonline/
Esta señora, Mapi Leon, que indignadísima renunció a jugar con la selección española por el inaceptable el pico de Rubiales, es la misma que ahora le toca los genitales a una compañera de profesión del Español, en público, durante un partido: “¿Tienes picha?”.
— María Jamardo (@MariaJamardoC) February 10, 2025
Pues como ella… pic.twitter.com/NyGgB2gyax