E provon edhe rolin e portierit (Video)
Skuadra e Paris Saint Germain fitoi mbrëmë 4 me 1 kundër Sochaux, duke siguruar kështu kualifikimin për në rrethin tjetër të Kupës së Francës.
Por, gjatë kësaj ndeshje ndodhi një ngjarje interesante. Mbrojtësi i njohur brazilian, Dani Alves në minutat e fundit u detyrua të bëhej portier, transmeton IndeksOnline.
Ish-mbrojtësi i Barcelonës/Juventusit u fut në lojë në minutën e 68’të, duke e zëvendësuar Cavanin, por askush nuk e kishte menduar se në fund të ndeshjes ai do të bëhej portier.
Krejt kjo ndodhi pasi ekipi i PSG-së tashmë i kishte kryer të gjitha zëvendësimet, e portieri Kevin Trapp u ndëshkua me karton të kuq.
Për fat të mirë, skuadra vendase e pati vetëm një goditje, e cila u ndal në një mbrojtës të PSG-së./IndeksOnline/