13:39 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

E rëndë, 17-vjeçarja vret veten me pistoletë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Fushë-Krujë, ku një 17-vjeçare ka vrarë vetën me armë zjarri.

E reja që u vetëflijua është identifikuar si Esma Topalli.

Mësohet se ajo është vetëvrarë në banesën e saj në fshatin Tapizë me një armë zjarri tip pistoletë.

Esma është gjetur e pajetë nga familjarët, ndërkohë që trupi është përcjellë për në morgun e Tiranës.