16:46 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

E rëndë, babai i dy fëmijëve gjendet i varur

Një 56-vjeçar është gjetur i vetëvarur pasditen e sotme në Korçë.

Policia bën me dije se viktima, baba i dy fëmijëve, është gjetur i vetëvarur në banesën e tij tek Ura e Mborjes.

Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ardhur për shkaqe depresive, pasi viktima kishte pak kohë që ishte divorcuar nga bashkëshortja.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Temat: