75 Mall Live Search
16:55 / E Enjte, 07 Maj 2026 / Z S

E rëndë: Ishte zhdukur prej disa ditësh, 30-vjeçari gjendet i mbytur në lumin Osum

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Beratit, ku është gjetur pa shenja jete një 30-vjeçar që ishte raportuar i zhdukur prej disa ditësh.

Viktima, David Shehaj, banues në lagjen “Çlirimi”, kishte humbur kontaktet me familjen që prej datës 30 prill, raporton TCH.

Denoncimi për zhdukjen e tij ishte bërë nga i ati pranë autoriteteve policore.

Pas dëshmive të disa banorëve të zonës, të cilët pretenduan se kishin parë të riun të hidhej në lumin Osum, policia dhe forcat e kërkim-shpëtimit nisën një operacion përgjatë rrjedhës së lumit.

Pas disa orësh kërkime intensive, trupi i pajetë i 30-vjeçarit u lokalizua mesditën e sotme pranë fshatit Remanicë