13:36 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

E rëndë në Itali: Vdes shqiptarja në spital

Shqiptarja u shtrua në spital në Fidenza më 29 qershor për një inflamacioni dhe vdiq pas tre ndërhyrjeve, njëra prej të cilave në spitalin Maggiore-s në Parma, shkruan ‘Parmatoday.it’.

Hetime për vdekjen e Florianës, njoftojnë mediat shqiptare.

Zemra e Floriana Skendaj pushoi dy ditë pas operacionit të tretë, ku ishte shtruar me urgjencë pas një inflamacioni në legen.

Burri i të ndjerës, Adriano Riçhitelli ka paraqitur, përmes avokatëve të tij Filippo dhe Raffaele Poggi Longostrevi, një ankesë tek Prokurori Publik i Parmës për të hetuar të gjithë përgjegjësit.

(Foto balline ilustrim)