Therje me thikë në Gjilan, pamje nga vendi i ngjarjes
Një person dyshohet se është therur me thikë në orët e mbrëmjes në qendër të Gjilanit.
Në vend të ngjarjes ka dalë edhe policia, e cila po merret me rrethanat.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur përleshja, me ç’rast dyshohet se një person i moshës së re ka pësuar lëndime nga mjeti i ftohtë.

IndeksOnline është në pritje të një përgjigje nga policia e Kosovës në lidhje me rastin.

