10:21 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

E shantazhoi llapjanen duke ia marr 4000€ dhe ari, ose do t’ia publikonte një video

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër në rrugën ‘Esat Maloku’ në Podujevë ka raportuar në polici që po shantazhohej nga një person.

“Gusht-Shtator 2018-NN. Me 05.12.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti viktimës femër K/Shqiptare me të cilën ishte në lidhje, duke shantazhuar ia kishte marrë një sasi stoli ari dhe një shumë parash rreth 4000€ në të kundërtën do t’ia publikonte video-incizime”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.

Sipas policisë, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Indeksonline/