12:43 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

E shfrytëzoj seksualisht duke e mbyllur në hotel një femër, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Malishevë pasi i njëjti mbajti të mbyllur në një dhomë hoteli një femër duke e shfrytëzuar seksualisht.

“Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti e kishte mbajtur të mbyllur në një dhomë moteli dhe e kishte shfrytëzuar seksualisht viktimën femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.