10:47 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / OSH

E shkarkuan nga puna, por Tuchel do mbush bankën me miliona nga sheikët

Thomas Tucheli përfundoi misionin e tij në stolin e Paris Saint-Germain.

Për shkak të një deklarate të pamatur, por edhe për shkak të rezultateve jo të mira këtë sezon, PSG-ja e ka shkarkuar nga detyra trajnerin gjerman.

Mediat franceze raportojnë se Tucheli, do të marrë deri në gjashtë milionë euro për ndërprerjen e hershme të bashkëpunimit.

Ish-kapiteni i Paris Saint-Germainit, Mauricio Pochettino do të zërë vendin e tij./Indeksonline/