22:42 / E Diele, 05 Korrik 2020 / C E

E “shkatërroi” Llapin, Nuhiu për pak sa nuk e pëson nga reklama

Drita e drejtuar nga Ardian Nuhiu mposhti në Podujevë Llapin e Tahir Batatinës me rezultat 0-4.

Por tekniku nga Shkupi për pak sa nuk e pësoi pas ndeshjes.

Derisa po prononcohej pas sfidës, Nuhiu së bashku me gazetarin Arlind Sadiku patën një rast interesant por edhe të rrezikshëm.

Reklama prapa tyre u rrëzua por falë kujdesit të tyre arritën ta kapin para se ajo t’i godiste. /IndeksOnline/