17:50 / E Premte, 02 Qershor 2023 / Gj. Sh

E shpëtoi nga rënia në Championship, Evertoni shpërblen Sean Dyche

Trajneri Sean Dyche është shpërblyer nga klubi i Evertonit, pasi arriti të siguronte qëndrimin në Premier League edhe për një sezon.

Sipas ‘’Footyinsder’’, Evertoni i ka paguar 3 milionë funte bonus trajnerit Dyche pasi shpëtoi klubin nga rënia në Championship, shkruan IndeksOnline.

Dyche e morri drejtimin e Evertonit në fund të muajit janar, duke e zëvendësuar Frenk Lampardin.

Qe nga ajo kohë, Dyche e udhëhoqi Evertonin në 18 ndeshje, ku shënoi pesë fitore, gjashtë barazime dhe shtatë humbje./IndeksOnline/