E sulmoi me kondak të armës një person në Podujevë, arrestohet
Në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Podujevë një i dyshuar ka sulmuar fizikisht me kondak të armës viktimën mashkull.
I njëjti i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, sipas raportit mjekësorë lëndimet janë të natyrës së rëndë.
Arma e llojit Ekol dhe një karikator i zbrazët që është përdorur është konfiskuar.
Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./Indeksonline/