12:24 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

E tërë bota po e urren, por Sergio Ramos bëhet hero në këtë shtet (Foto)

Sergio Ramos është personi më i urryer në botë në dy ditët e fundit. Mbrojtësi spanjoll bëri ndërhyrjen e radhës kriminale në futboll duke e lënduar në ndeshjen më të rëndësishme të karrierës sportistin më të dashur sot në botë, Mohamed Salah.

Por në Nigeri, Ramos është bërë person shumë i dashur. Kjo pasi që pas finales ai mbante në trup flamurin e Andaluzisë.

Të gjithë në Nigeri menduan se ai mbante flamurin e shtetit të tyre pasi që ngjashmëria e dy flamujve është e madhe. Mijëra njerëz në Nigeri filluan ta mbajnë Ramosin në profilet e tyre në rrjetet sociale./Indeksonline/

Temat: