13:11 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

E tërë Kroacia është sot për Dinamo Zagrebin në Europa League, ka një arsye për këtë

Dinamo Zagrebi luan sot ndaj Spartak Trnavës në Europa League me shpresën e një fitoreje që do të kishte vulën e kualifikimit në raundin tjetër.

Për sukesin e Dinamos do të luten edhe tifozët e skuadrave të tjera në Kroaci.

Kjo pasi që kampionati kroat është në garë të rreptë me kampionatin zvicërian për të arritur koeficientin në UEFA që do t’i mundësonte dërgimin në Evropë të një skuadre më shumë.

Kjo do të varet nga suksesi i Dinamo Zagrebit dhe Zurichut në Evropë.

Vendi i parë në grup sjellë më shumë pikë te UEFA dhe për këtë Dinamo Zagreb ka një lojë të rëndësishme sot për të gjithë kroatët në Europa League./Indeksonline/