13:54 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Klubi i panjohur që tentoi ta tranferonte Modric para 11 vitesh

Trajneri i Viktoria Plzen, Pavel Vrba ka zbuluar se si ai tentoi ta transferojë Luka Modric kur ishte në MSK Zilina në vitin 2007.

Megjithatë, ai ka shprehur se çmimi i lartë i Modric i vendosur nga Dinamo Zagreb ishte i papërballueshëm për ta.

Modric së fundmi është shpallur futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA dhe UEFA, dhe Plzeni i Vrba do të jetë rivali i sontëm i ”Los Blancos” në Champions League, transmeton IndeksOnline.

”Më pëlqeu Modric si lojtar i ri kur u inkuadrua në fushën e lojës në 20 minutat e fundit”.

Image result for luka modric dinamo zagreb

”Ai ishte tejet i ri, por ai kishte shumë talent dhe kualitet”, tha Vrba.

”Menjëherë telefonova drejtorët e MSK dhe ata tentuan ta transferonin menjëherë, por transferimi dështoi për arsye financiare të vendosura nga Dinamo Zagrebi.

Tutje, ai zbuloi se tentoi edhe disa herë ta transferonte kroatin.

”Më pëlqente ta shikoja Modricin. E mbaj mend ende kur Luka ishte 20 apo 21-vjeçar dhe unë i thashë St Antosik se duhej ta blinin atë”, shpjegoi ai./IndeksOnline/