10:43 / E Diele, 27 Dhjetor 2020 / Blerim

E thotë gazetari i njohur turk – Vedat Muriqi do të huazohet te Fenerbahce deri në fund të sezonit!

Po qarkullojnë lajme në mediat turke se sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi mund të huazohet nga janari për te ish-klubi i tij Fenerbahce.

Futbollisti i Lazios i cili muaj më parë u transferua te ta, nuk po arrin ta gjej vetën si duhet në Itali dhe për këtë po mundohet një huazim qysh nga janari, shkruan IndeksOnline

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari turk, Ahmet Konanç, ku thotë se Lazio dhe Fenerbahce po flasin mes veti për një huazim të mundshëm të Muriqit në Turqi.

Ende nuk dihet se si do të rrjedhin gjërat, por nga mos-paraqitje e mirë si duket futbollisti jonë mund të mos jetë në planet e Inzagiht.