23:40 / E Hënë, 05 Mars 2018 / indeksADMonline

E thotë ministri sllovak: Marrëveshja me Kosovën, kusht i BE-së për Serbinë

Ministri sllovak i Jashtme, Ivan Korcok, gjatë vizitës në Beograd, ua ka bërë të ditur zyrtarëve serbë se nuk ka integrim të Serbisë në Bashkimin Evropian, pa marrëveshje me Kosovën.

Korcok përmes një postimi në Twitter, ku ka vendosur edhe foton e takimit me homologun e tij serb Ivica Daçiq, ia ka bërë të ditur Serbisë kushtet që BE ka për Serbinë, e që njëri ka të bëjë direkt me bashkëpunimin e saj me Kosovën.

“Për Serbinë anëtarësimi BE sigurisht që është i mundshëm dhe mund të bëhet nën dy kushte thelbësore:  1 Vullneti i fortë politik për të zbatuar reformat e nevojshme;  2) Marrëveshjet e detyrueshme ligjore me Kosovën”, ka shkruar Korcok.