17:42 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

E tmerrshme çka bëjnë dy fëmijë të zhveshur te shtatorja e “Ibrahim Rugovës” (Video)

Pas një kohe të gjatë me reshje shiu, vendi ka disa ditë që është kapluar nga vapa.

Për këtë, mjekët kanë këshilluar të moshuarit, të sëmurit dhe fëmijët që të shmangin daljen jashtë nga ora 10:00 deri në 18:00.

Mirëpo, për disa fëmijë nuk ka problem që temperaturat janë të larta. Dy të tillë janë parë sot krejt të zhveshur në sheshin “Ibrahim Rugovës” në pikë të ditës.

Një lexues i portalit Indeksonline ka dërguar një video ku shihen fëmijët që kanë zgjedhur të freskohen në ujin që gjendet rreth shtatores së “Ibrahim Rugovës”.

Kjo është mënyra që fëmijët kanë zgjedhur edhe të freskohen edhe të luajnë. /Indeksonline/

Temat: