20:02 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

E tmerrshme, në mes të Shkupit e bartin kalin e ngordhur

Një kali i ngordhur u pa ditën e sotme i varur pas një automjeti rrugëve të Shkupit.

Ky gjest ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, derisa shihet kafsha e lidhur me kokë poshtë, transmeton IndeksOnline.

Nuk dihet se ku ishte nisur shoferi i automjetit ta dërgonte këtë kafshë, ndërsa edhe qytetarët që kanë qenë në trafik, janë shprehur të tmerruar./Indeksonline