19:58 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

E tradhton gruan, mbetet pa veturë luksoze

Një grua ka shkatërruar makinën luksoze të bashkëshortiti të saj pasi mori vesh që e tradhëtonte.

Në një video të filmuar nga fqinji i saj gruaja shihet me një shkop në dorë duke goditur mjetin tip Chevrolet Corvette.

Ndërsa brenda në shtëpi dëgjohet zëri i burrit që thotë: Zemër ndalo!

Por, nuk ka asgjë që mund ta ndalë zemërimin e saj.

Video është publikuar në Youtube nga fqinji që shkruan: “Ai e tradhëtoi ndaj ajo u detyrua të hakmerrej në këtë mënyrë.”