12:14 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / OSH

E trashë, por e këndshme, Bebe Rexha ndezi atmosferën në AMA 2020

Vetëm një muaj pasi debutuan në këngën e tyre të re “Baby I’m Jealous”, Bebe Rexha dhe Doja Cat u bashkuan për të interpretuar hitin e tyre të njohur në American Music Awards.

Shqiptarja e famshme bashkë me Doja Cat (emri i vërtetë Amala Ratna Zandile Dlamini) ndezën publikun me veshjen unike në mbrëmjen e AMA 2020.

E veçanta e paraqitjes së tyre ishte performanca Live në këtë mbrëmje, për dallim nga artistet e tjera.

Rexha u ngjit e para në skenë, me një kostum në të bardhë. Me peshë të tepruar, 31 vjeçarja shqiptare dhuroi një performancë fantastike./Indeksonline/