17:08 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

E turpshme! Ja si dëmtohet portreti i legjendarit Adem Jasharit në Prekaz

Mozaiku i ndërtuar nga 200 mijë fishekë ku është bërë portreti i komandantit legjendar Adem Jashari është zbuluar në Prekaz në 20 vjetorin e rënies së tij më 5 mars të këtij viti.

Mozaiku, është ndërtuar nga Besart Gashi, është 25 metra katror dhe është punuar nga 200 mijë gëzhoja fishekësh.

Në disa pamje shihet tashmë dëmtimi i këtij portreti.

Prekazi më 28 Nëntor pret vizitorë që vijnë për ta nderuar komandantin legjendar për festat e Nëntorit.

Temat: