15:34 / E Shtunë, 26 Maj 2018 / indeksADMonline

E vërteta e plagosjes së kryeredaktorit shqiptar, ja nga kush qëllohet (Video)

I plagosur në protestën e opozitës mbeti edhe Bledi Kasmi, kryeredaktori i gazetës Rilindja Demokratike. Ai vetë, zyra e shtypit në PD dhe Basha thanë se gazetari u qëllua nga policia teksa ishte duke raportuar.

Por në fakt pamjet e transmetuara nga Report Tv tregojnë Kasmin në përpjekje për të hequr një prej zgarave të hekurit pranë Ministrisë së Brendshme. Nga ana tjetër duket se ai është qëlluar me një gur në kokë, i ardhur nga turma e protestuesve. Kryeredaktori i RD-së u dërgua për mjekim në spitalin ushtarak, aty ku shkoi për vizitë edhe Lulzim Basha.