E vërteta e rikthimit të Armando Sadikut në Lugano
Armando Sadiku është shumë pranë largimit nga kampionati spanjoll, La Liga.
Reprezentuesi i Shqipërisë me shumë gjasë do të largohet nga Leavante në afatin kalimtar dimëror.
E në lidhje për këtë temë, ka reaguar edhe presidenti i Luganos, Angelo Renzeti, transmeton IndeksOnline.
“Me disa kushte të caktuara, Sadiku është në krye të listës tonë për merkaton e janarit”.
”Ai është paraqitur shumë mirë në dy eksperiencat e tij të mëparshme te Lugano, e njeh ambientin ndaj nuk do të kishte asnjë lloj vështirësie të përshtatej me skuadrën”.
”Është e qartë se janë disa aspekte teknike dhe ekonomike që duhen marrë në konsideratë por unë nuk përjashtoj asnjë gjë”, u shpreh Renzeti./IndeksOnline/