07:30 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

E vranë teksa po pinte kafe, ky është biznesmeni lushnjar që ndërroi jetë

Ditën e sotme në Lushnje është ekzekutuar biznesmeni Besmir Hida.
Burime nga policia bëjnë me dije se 40 vjeçari i ekzekutuar sot në Lushnje teksa po pinte kafe në një lokal.

Dy persona me maska ngjitën shkallët duke e qëlluar nga dy drejtime të ndryshme viktimën që po pinte kafe në lokalin mbi supermarketin që kishte në pronësi.

Vrasja e Hidës dyshohet se ka lidhje me zinxhirin e larjes së hesapeve me grupeve rivale famëkeqe të Lushnjes, Aldo Bares dhe Laert Haxhiut.

Policia është vënë në ndjekje të dy personave, por kanë gjetur vetëm një makinë të djegur në dalje të qytetit, percjell tch.

Viktima është daja i Zamir Latifit i vrarë dy vite më parë në një atentat.

Latifi njihej në Lushnjë si shoku i ngushtë i nipit të Aldo Bares. Për atë vrasje familjarët e viktimës akuzuan Laert Haxhiun dhe Oregest Bilbilin si autorë të vrasjes.