23:28 / E Hënë, 28 Shtator 2020 / indeksADMonline

‘E vrau shteti Azem Hajdarin’, Sali Berisha: S’kam marrë kurrë fletëthirrje nga gjykata, nuk isha dëshmitar okular!

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për vrasjen e Azem Hajdarit, ku tha se nuk ka marrë kurrë një thirrje për të dëshmuar për këtë çështje. Berisha e quajti vrasje shtetërore ekzekutimin e tij, duke drejtuar gishtin tek qeverisja socialiste e Fatos Nanos gjatë deklaratës në “Opinion”.

“Nuk jam thirrur asnjëherë, asnjëherë kurrë në jetën time as në gjykatë dhe as në prokurori. Unë në mënyrë absolute nuk kam marrë kurrë fletëthirrje. Nuk ka një organ apo media që të ketë botuar apo të vërtetojë kundër kësaj që them unë.Fatos Klosi dhe Arben Rakipi bënë një lojë dhe bënë skupe se nuk më thërrisnin dot. E para unë do t’ju bëja pretencën politike atyre dhe e dyta unë nuk isha dëshmitar okular. Çfarë të thoja unë duhej të verifikohej. Vetëm në 12 orë unë kam dhënë 3 konferenca shtypi. Banda e Haklajve ishte një bandë shtetërore me paleta. Banda ishin edhe Zani Çaushi e Gjolekë Malaj, por ata nuk u bënë shefa komisariati. E vrau shteti Azem Hajdarin. Vrasësit e tij kanë pritur në aeroport Fatos Nanon atë ditë”,  tha Berisha.

Berisha ka bërë në dekrtatë të fortë duke akuzuar gjithashtu Fatos Klosin se ka qenë ai që e ka nxjerrë në pritë Hajdarin. Berisha thotë se në pritë Hajdarin nuk e nxorën njerëz brenda PD dhe as njerëz të afërt,  por një militant në zyrë i erdhi dhe i tha figurativisht e ‘vrava’ Azem Hajdarin.  

PYETJA: Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin nga selia e PD?

SALI BERISHA: Në pritë, po të ë pyesësh mua, e nxori Fatos Klosi. Kurth. Në deklaratën time është thënë personi që më erdhi në zyrë dhe më tha e ‘vrava’ Azem Hajdarin. Ishte i sfazuar. Më mori në telefon filani e më tha. Po kjo nuk qëllon i thashë, ti s’ke vra se nuk e ke qëlluar ti. Ky ishte sigurisht një militant i PD që më njoftoi. Por kurthin e organizoi, e serviri Shërbimi. Kishte një radio të shërbimit, jo të Policisë. Radio e Shërbimit Informativ. Nga makina që u qëllua. Atëherë thurën një lajm të tillë, dhe ky lajm i shkoi Azemit.

PYETJA: Pse doli?

SALI BERISHA: Si të të vijë, jam dakord që ishte kujdesshëm. Ai mendoi se çfarë mund të ishte kjo. Ai mund të nxirrte bodyguardët. Por bëri një vlerësim të gabuar.

Absolutisht jo. Nuk e bënë nga brenda PD. S’besoj të ketë qenë telefonatë e të afërmve. Unë besoj se ky variant që më është treguar ka të vërtetën brenda, dhe nuk e kam ndjekur mbrapa konkretisht ky problem. Telefoni, vrasësit normale që do merrnin telefonin.

Më 23 shtator Gjykata penale e Tiranës ka rinisur nga e para procesin ndaj Izet Haxhisë të dënuar për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në vitin 1998 duke thirrur si dëshmitarë edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.