E zbulon Hearn: Lufta mes Joshuas dhe Povetkin zhvillohet në këtë muaj
Promotori i njohur, Eddie Hearn e ka zbuluar muajin se kur do të ndodh meçi Anthony Joshua – Aleksander Povetkin.
Hearn thotë se kjo luftë do të ndodh në muajin shtator, shkruan IndeksOnline.
“Nëse është Povetkin, do të jetë në shtator, kjo është e sigurt dhe pastaj luftojmë me Wilder menjëherë pasi të nënshkruhet një kontratë”, ka thënë Hearn.
WBA ka urdhëruar Joshuan që të nënshkruaj marrëveshje për ta mbrojtur titullin kampion kundër Povetkin.
Hearn thotë se Joshua ishte në gjendje gatishmërie për t’u rrahur me Wilderin, por ky i fundit ka vonuar përgjigjen zyrtare.
Povetkin ka zhvilluar afro 35 meçe, ku ka shënuar 34 fitore, 24 me nokaut dhe një humbje./IndeksOnline/