16:27 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

E zë duke folur me meshkuj të tjerë, burri e detyron të dal e zhveshur nëpër qytet (Video 18+)

Një grua është detyruar nga i dashuri I saj të ecë zhvesh nëpër qytet në Harlem në mes të dimrit.

Gjithë kjo ngjarje është filmuar nga ish i dashuri i saj, I cili cilësohet si mjaft xheloz, e cila shihet duke qarë.

“Ai më ka kapur për fyti dhe më ka detyruar me forcë. Unë isha duke e humbur frymëmarrjen”, ka thënë 25 vjeçarja.

Gruaja, është torturuar nga ish i dashuri për dy orë përpara se ai ta detyronte të dal jashtë e zhveshur nëpër qytet dhe ta incizonte me telefonin e saj.

Gjatë kësaj kohe sa ishte duke e filmuar këtë ngjarje ai fliste shumë gjëra për të, transmeton Indeksonline.

Ai thoshte shumë gjëra si: “Unë jam e përdalë; unë shkoj me shumë burra…” e shumë gjëra të tjera.

Jason Melo, 26 vjeç e bënte gjithë këtë përderisa vajza e tyre dy muajsh ishte në shtrat, pak metra larg tyre.

Ajo ka thënë se ai e kishte kërcënuar me fjalët: “Do ta paguash për këtë. Do të zveshes dhe do të dalësh nëpër rrugë, dhe do e paguash”.

Gjatë xhirimit ai dëgjohet duke thënë: “Hiqe peshqirin! Tregoje veten! Tregoje veten se cfare je, shumë e bukur dhe shumë e mirë. Kthehu dhe përshëndete kamerën dhe thuaj pse po e bën gjithë këtë”.

“Hiqe peshqirin dhe paguar çmimin e turpit që kam ndier unë, kur të kam thënë se sa e bukur je dhe se doja të krijoja familje me ty, por në të njëjtën kohë zbulova se ti ishte duke folur me shtatë meshkuj të tjerë”, dëgjohet duke i thënë ai.

Ajo ia kthen: “Por, unë nuk doja seks me ta”.

Ai pas kësaj ia heq peshqirin, duke e lënë të zhveshur në mes të qytetit, përveç një palë çizme që kishte në këmbë.

Ajo shihet duke u munduar të fshihet mes dy veturave të parkuara.

Pastaj ai vazhdon t’i thotë: “Paguaj çmimin e turpit tënde! Ti do e paguash rëndë që je një k**v. Pasi je një k**v, do e paguash si një prostitutë”.

Për këtë veprim ai është arrestuar, ku gjatë kësaj kohe ai mbronte veten duke thënë se ai nuk e kishte goditur atë dhe si kishte bërë asgjë.

Melo mund të dënohet deri në shtatë vite burg./Indeksonline/