14:41 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

E zjarrta Zara, tregon në Milano të brendshmet

Ylli i pop-it suedez  ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes fal bukurisë që zotëron.

Dhe së fundmi, Zara Larrson shkëlqeu me një veshje të guximshme,  në darkën e bamirësisë ‘amfAR’ gjatë javës së modës në Milano, Itali, transmeton Indeksonline.

Këngëtarja 20-vjeçare la pak për imagjinatën fal fustanit transparent që zbulonte format trupore të mbuluara nga një material me rreshta të zbukurimeve prej argjendi.

Flokët e saj të bjonde u ndanë në njërën anë, me grim vezullues dhe aksesorë shkëlqyes./Indeksonline/.