21:01 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

E zura burrin duke shkruar me një striptizere, tani…

Një ditë i mora telefonin burrit dhe hyra në instagram pa ndonjë arsye. Por u shokova kur ia pash një bisedë me një vajzë që punon në një klub striptizerësh.

Kemi së bashku rreth 4 vite, ai është 32 vjeçar ndërsa unë 27. Ai dhe vajza kishin filluar kontaktin dhe në njërin nga mesazhet burri im i kishte thënë nëse është ide e mirë një vallëzim klubesh por vetëm për të.

Jam e dëshpëruar me të por nëse unë flas ndonjë gjë, ai do të çmendet pse unë i kam kontrolluar telefonin. Do të doja t’i rishikoja edhe njëherë mesazhet para se të zihem me të. Nuk do të ketë rrugëdalje për të.

Këshilla e psikologes:

Kjo nuk është diçka që ti duhet ta injorosh. Do të të hajë nga brenda nëse ti nuk e diskuton këtë gjë me të.

Tregohu e sinqertë që e ke kontrolluar telefonin pa dashje por ai nuk do duhej të fliste me striptizeren.

Fokusohu në atë se çfarë po ndodhë në lidhjen tuaj. A keni harmoni si çift? Po seksi mes jush si është?

Mendoji gjërat pozitive dhe mos u shqetëso për një femër në instagram./Indeksonline/